Ndërlidhjet

logo-print

Kusari Lila fton bizneset turke


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila.

Në kuadër të vizitës së saj në Turqi, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka takuar përfaqësues të bizneseve turke, të shoqatave shqiptare të Stambollit dhe Bursës, të cilët i ka ftuar të investojnë në Kosovë.

Nën organizimin e Bordit për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë, ministrja e Tregtisë, Kusari Lila, mësohet të ketë takuar biznesmenë të interesuar për të investuar në Kosovë.

“Ne kemi lehtësuar procedurat e të bërit biznes; nga qershori i këtij viti do të hyjë në fuqi pakoja e re fiskale që do të mundësojë heqjen e doganës për import të makinerive prodhuese; procedurat e importit dhe eksportit janë reduktuar në minimum”, ka thënë Kusari Lila.
XS
SM
MD
LG