Ndërlidhjet

Sulmohen ambasadat - talibanët përgjegjës


Kabul, 15 prill 2012.
Kabul, 15 prill 2012.
Një zëdhënës i talibanëve në Afganistan ka thënë se grupi i tij, në bashkëpunim me grupet e tjera militante, qëndron pas sulmeve të koordinuara, që kanë tronditur të dielën kryeqytetin afgan.

Disa shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qendër të zonës diplomatike në Kabul, ku ndodhen disa ambasada perëndimore, zyra të SHBA-së dhe NATO-s, ashtu si dhe pallati presidencial i Afganistanit.

Zëdhënësi ka thënë se ambasadat e Britanisë dhe Gjermanisë, si dhe zyrat e NATO-s, kanë qenë shënjestrat kryesore.

Në anën tjetër të qytetit është raportuar për sulme edhe ndaj ndërtesës së Parlamentit afgan.

Luftimet në Kabul thuhet se po vazhdojnë ende, ndërsa nuk ka raporte për viktima.

Talibanët po ashtu kanë marrë përgjegjësinë për sulmet në qytetet Xhalalabad dhe Gardez.

Në Xhalalabad, disa persona raportohet të jenë plagosur, kur dy sulmues vetëvrasës kanë shpërthyer eksplozivët e tyre jashtë aeroportit të qytetit.
XS
SM
MD
LG