Ndërlidhjet

logo-print

Lideri verikorean mban fjalimin e parë


Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un - arkiv

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un - arkiv

Udhëheqësi i ri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, të dielën ka bërë atë që nga televizioni shtetëror verikorean është cilësuar si fjalimi i parë publik.

Duke iu drejtuar turmës së madhe që ishte mbledhur për të festuar 100-vjetorin e lindjes së Kim Il Sungut, themeluesit të shtetit verikorean, që ishte edhe gjyshi i tij, Kim Jong Un tha se Il Sungu dhe babai i tij, Kim Jong Il, kanë qenë themelues dhe ndërtues të forcave revolucionare të armatosura.

Fjalimi i Kim Jong Unit ka zgjatur rreth 20 minuta dhe është bërë pas një parade ushtarake në Sheshin Kim Il Sung.
XS
SM
MD
LG