Ndërlidhjet

Lirohet disidenti bjellorus


Dzmitri Bandarenka
Dzmitri Bandarenka
Disidenti bjellorus, Dzmitri Bandarenka, është liruar nga burgu, një ditë pas lirimit edhe të ish-kandidatit presidencial, Andrej Sanikau.

Bandarenka, i cili ka punuar në fushatën presidenciale të Sanikaut, është dënuar me dy vjet heqje lirie në prill të 2011-ës, për rolin e tij në protestat e Minskut në dhjetor të vitit 2010 – protesta që kundërshtonin rizgjedhjen e presidentit Aleksander Lukashenko.

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Bjellorusisë të lirojë të gjithë të burgosurit politikë. Blloku madje ka vendosur sanksione të udhëtimit dhe ekonomike kundër disa zyrtarëve të lartë bjellorusë, për shkak të shtypjes që ushtrojnë mbi shoqërinë civile.

Në këtë vend, sipas aktivistëve, vazhdojnë të mbesin edhe dhjetë të burgosur politikë, përfshirë ish-kandidatin presidencial, Mikola Statkeviç.
XS
SM
MD
LG