Ndërlidhjet

Vogëlushja mbijeton rënien nga kati i shtatë


Ilusrim
Ilusrim
Vogëlushja dyvjeçare ka mbijetuar rënien nga kati i shtatë, falë fatit që ka rënë në borë dhe nuk ka marrë lëndime të rënda, raporton agjencia turke e lajmeve Anatolia.

Fëmija ka rënë nga tarraca e apartamentit në qytetin Mus, në lindje të Turqisë.

Mjekët e spitalit ku është vendosur dyvjeçarja, kanë thënë se “tani për tani, nuk ka arsye për shqetësim, porse do të vazhdojë të qëndrojë nën mbikëqyrjen e tyre edhe për disa ditë”.

Nëna e vajzës, e cila në momentin e incidentit raportohet të ketë qenë në kuzhinë, ka thënë se është ndjerë e tronditur kur është njoftuar nga fqinjët.
XS
SM
MD
LG