Ndërlidhjet

Profilizohen autorët e vrasjes së pesëfishtë


Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka thënë se hetimet për vrasjen e pesë maqedonasve në Smillkovë pranë Shkupit, kanë shënuar "përparim serioz".

Ajo ka theksuar se policia, deri më tash, ka marrë në pyetje më shumë se 100 njerëz, porse ende nuk ka të dyshuar.

"Është përcaktuar profili i autorëve, por ende nuk dihet numri dhe identiteti i tyre. Kemi nevojë për kohë për të shqyrtuar provat materiale nga terreni", ka thënë Jankullovska në konferencën për gazetarë.

Policia ka gjetur edhe një makinë, për të cilën, në bazë të gjurmëve, ka indikacione të ketë qenë në vendin e ngjarjes.

Ministrja Jankullovska ka thënë se informacionet e qytetarëve përmes linjës pa pagesë 199, do të jenë të një rëndësie të madhe për zbardhjen e rastit.

Katër të rinj dhe një 45-vjeçar janë viktima të vrasjes që ka ndodhur të enjten e kaluar në fshatin Smillkovë të Shkupit.
XS
SM
MD
LG