Ndërlidhjet

Talibanët hakmerren për djegien e Kuranit


Kabul, 15 prill 2012.

Kabul, 15 prill 2012.

Talibanët, që kanë kryer një seri sulmesh në Kabul dhe qytete të tjera të Afganistanit, kanë kërcënuar me sulme të reja.

Zëdhënësi Zabibullah Muxhahid ka thënë për agjencinë Reuters se sulmet e së dielës kanë qenë hakmarrje për djegien e Kuranit në një bazë të NATO-s, për vrasjen e 17 civilëve afganë nga një ushtar amerikan dhe për video-incizimin, i cili tregon se si ushtarët e SHBA-së urinojnë në trupat e pajetë të talibanëve.

Shpërthimet kanë ndodhur në zonën diplomatike të Kabulit, ku ndodhen pallati presidencial i Afganistanit, ambasadat e Shteteve të Bashkuara, të Gjermanisë dhe të Britanisë, një bazë ushtarake amerikane dhe disa zyra të SHBA-së dhe të NATO-s.

Sulme dhe shpërthime ka pasur edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit, si dhe në qytetet Xhalalabad dhe Gardez.

Në ndërkohë janë deklaruar edhe ambasadat që janë sulmuar, duke thënë se në mesin e personelit të tyre nuk ka "as të vrarë, as të plagosur".

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se rreth selisë së saj janë kryer disa sulme, ndërsa ajo e Gjermanisë ka bërë të ditur se një pjesë e ndërtesës së saj është dëmtuar nga sulmet.

Ambasada e Japonisë ka thënë se është goditur nga të paktën tre raketa dhe se i gjithë personeli i saj është evakuuar, raporton agjencia japoneze e lajmeve Kjodo.
XS
SM
MD
LG