Ndërlidhjet

Tre të vrarë në Homs


Homs - foto arkivi
Homs - foto arkivi
Përleshje të reja kanë shpërthyer në Siri, në kohën kur vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara po përgatiten të vendosen në këtë vend.

Aktivistët thonë se tre viktima janë shënuar në Homs, gjatë granatimit disaorësh të këtij qyteti nga forcat siriane të sigurisë.

Burimet e njëjta thonë se kryengritësit kanë sulmuar një stacion të policisë në Alepo.

Autoritetet siriane kanë paralajmëruar të dielën se forcat e tyre do të përgjigjen kundër “sulmeve të intensifikuara të rebelëve”.

Të shtunën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar unanimisht rezolutën, e cila parasheh vendosjen e 30 vëzhguesve të OKB-së në Siri, për të monitoruar zbatimin e planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan.

Rreth 10,000 persona thuhet të kenë humbur jetë në Siri, që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare dhe i dhunës, në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG