Ndërlidhjet

Sarkozi do zgjerimin e rolit të BQE-së


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi.
Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi.
Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka bërë thirrje për bisedime, me qëllim zgjerimin e rolit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Banka aktualisht ka një rol të kufizuar në mbajtjen nën kontroll të inflacionit.

Disa analistë kanë thënë se një gjë e tillë ka penguar përgjigjen e saj ndaj krizës së borxheve dhe asaj ekonomike të kontinentit evropian.

Për dallim, Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara kanë mision të dyfishtë në kontrollimin e inflacionit dhe në nxitjen e rritjes ekonomike.

Të dielën, Sarkozi ka thënë se është koha për të debatuar një mision më të gjerë të Bankës Qendrore Evropiane.

Thirrje të ngjashme, më herët, ka bërë edhe kundërshtari i Sarkozisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
XS
SM
MD
LG