Ndërlidhjet

Ndalen luftimet në Kabul


kabul, 15 prill, 2012
kabul, 15 prill, 2012
Luftimet që filluan në Kabul të dielën, u ndalën të hënën në mëngjes.

Forcat e qeverisë i thanë shërbimit afgan të RFE/RL-së se ata tashmë kanë nën kontroll distriktet Shirpur dhe Darulaman në Kabul, që janë zonat e fundit që u goditën nga militantët, të cilët të dielën lansuan sulme në disa zona në Kabul dhe në Afganistanin lindor.

Zyrtarët afganë ende nuk kanë dhënë shifra tjera të të vrarëve, pos atyre të dy civilëve dhe 17 militantëve.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, dhe kanë thënë se kështu po shënojnë fillimin e ofensivës pranverore të militantëve.

Ambasadat e huaja, selia qendrore e NATO-s dhe parlamenti afgan janë goditur nga sulmi i pare i madh në Kabul, në më shumë se 6 muaj.
XS
SM
MD
LG