Ndërlidhjet

Arrijnë vëzhguesit e parë në Siri


Ushtarët sirainë duke patrulluar me tank, në rrethinën e Damaskut, 12 prill, 2012

Ushtarët sirainë duke patrulluar me tank, në rrethinën e Damaskut, 12 prill, 2012

Gjashtë vëzhguesit e parë të OKB-së, që do të monitorojnë armëpushimin kanë arritur në Siri, edhe pse përleshjet e reja në vend, kërcënojnë minimin e armëpushimit.

Aktivistët thanë se ka pasur granatime të rënda mbi qytetin e Homsit, derisa kryengritësit raportohet se kanë sulmuar një stacion policor në Alepo.

Raportet nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.

Dhuna shpërtheu vetëm një ditë pasi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi vendosjen e një ekipi rpej 30 vëzhguesish të paarmatosur për të monitoruar armëpushimin që hyri në fuqi më 12 prill.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun të shtunën përmendi granatimin e Homsit dhe kërkoi nga qeveria siriane që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit.
XS
SM
MD
LG