Ndërlidhjet

Në Bagdad, takimi i ardhshëm për Iranin


Delegacionet pjesëmarrëse në takimin për programin bërthamor të Iranit në Stamboll, 14 prill, 2012

Përfaqësuesit e Iranit dhe të fuqive të mëdha, takimin që e zhvilluan në fundjavë në Stamboll e përshkruajtën si të dobishëm dhe u pajtuan që sërish të takohen në Bagdad në muajin e ardhshëm.

Dyshimet se programi bërthamor i Iranit është mbulesë për programin e armëve bërthamore e ka çuar OKB-në dhe shtetet përkatëse që të vendosin sanksione ndaj Iranit, për shkak se ka dështuar të ofrojë informacione të detajuara në lidhje me programin e tij, apo të bashkëpunojë me inspektorët e OKB-së.

Programi bërthamor i Teheranit ka rritur tensionet në rajonin edhe ashtu të tensionuar.

Disa zyrtarë të Izraelit dhe të SHBA-së kanë shkuar aq larg, sa kanë kërkuar sulme preventive ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG