Ndërlidhjet

Sulmohet kampi i OKB-së në Sudanin Jugor


Flamuri i Sudanit Jugor
Flamuri i Sudanit Jugor
Aeroplanët luftarakë të Sudanit kanë bombarduar një kamp për paqeruajtësit e OKB-së në rajonet kufitare të Sudanit Jugor.

Raportohet se nga sulmi që ndodhi të dielën nuk ka të lënduar.

Ministria e Informacionit e Sudanit Jugor tha se sulmet kishin në shënjestër një kamp në Majom në zonën kryesore të prodhimit të naftës.

Sudani jugor, i pasur me naftë, ka shpallur pavarësinë në korrik të 2011-ës.
XS
SM
MD
LG