Ndërlidhjet

Vrasja e Politikovskajës - “përparim” në hetime


Gazetarja Ana Politkovskaja
Gazetarja Ana Politkovskaja
Ministria e Brendshme ruse tha se hetimet për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja do të japin shumë shpejt rezultate, pasi, “në kuadër të investigimeve janë shënuar disa ndryshime pozitive”.

Politkovskaja, e cila ka punuar për gazetën e pavarur “Novaya Gazeta”, ka raportuar kryesisht për gjendjen e të drejtave të njeriut në rajonin e paqëndrueshëm rus të Çeçenisë.

Ajo është qëlluar për vdekje dhe është gjetur pranë apartamentit të saj në tetor të 2006-ës.

Djali i Politkovskajës, Ilia, tha se nuk është në dijeni për ndonjë “ndryshim pozitiv” në hetime.

Kryeredaktori i “Novaya Gazeta”-s tha se deklarata e Ministrisë së Brendshme të Rusisë është e ngjashme me të tjerat që po ashtu “kanë folur për përparime, por që kurrë nuk kanë ndodhur”.
XS
SM
MD
LG