Ndërlidhjet

Sanader deklarohet i pafajshëm


Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader.

Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader.

Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, është deklaruar i pafajshëm për akuzat se ka abuzuar me 10 milionë euro fonde publike, gjatë kohës sa ka qenë në detyrë, në periudhën 2003-2009.

Sanader, i cili po ashtu përballet me gjykim për dy raste të tjera të korrupsionit, tha se akuzat e fundit kundër tij janë “të fabrikuara”.

Një tjetër zyrtar i akuzuar nga partia e Sanaderit, Bashkimi Demokratik i Kroacisë, po ashtu është deklaruar jofajtor.

Mediat lokale e kanë përshkruar gjykimin si rastin më me peshë kundër korrupsionit që nga pavarësia e Kroacisë në vitin 1991.
XS
SM
MD
LG