Ndërlidhjet

Kremlini me këmbëngulje kundër sistemit raketor


Moskë

Moskë

Zëvendësministri i Jashtëm rurs, Aleksander Grushko, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s të ndryshojnë pozicionin e tyre në lidhje me sistemin e mbrojtjes raketore, të planifikuar në Evropë.

Grushko citohet të ketë thënë se mbështetja e vazhdueshme për mbrojtjen raketore do t’i bëjë të pakuptimta bisedimet e ardhshme për këtë çështje ndërmjet Kremlinit dhe zyrtarëve të NATO-s.

Të enjten, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pritet të takojë në Bruksel homologët e tij të Aleancës Veri-atlantike, përfshirë dhe sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton.

Një nga çështjet më të diskutuara pritet të jetë plani i NATO-s për vendosjen e sistemit raketor në Evropë, për të cilin autoritetet amerikane kanë thënë se është i nevojshëm për shkak të programit bërthamor të Iranit.

Kremlini thotë se sistemi në fjalë do të dëmtonte kapacitetet atomike të Rusisë.
XS
SM
MD
LG