Ndërlidhjet

Zbehet armëpushimi në Siri


Homs
Homs
Armëpushimi edhe ashtu i brishtë në Siri duket të jetë zbehur me raportet e fundit për dhunë, me gjithë arritjen tashmë të vëzhguesve të OKB-së në vend.

Forcat besnike të presidentit Bashar al-Asad raportohet të kenë vazhduar sulmet në qytetin Homs, duke goditur me predha dhe mortaja bastionet e opozitës.

Videot amatore të postuara nga aktivistët tregojnë se si tymi gri ka përfshirë lagjen Khaldijeh të Homsit.

Përleshje të mëdha ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë raportohen edhe në qytetin Hama dhe në provincën Idlib, pranë kufirit me Turqinë. Aktivistët thonë se të paktën dy persona kanë humbur jetën.

Granatimet dhe përleshjet kanë ngritur dyshime në angazhimin e Asadit rreth planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan.

Plani në fjalë ka për qëllim t’i japë fund dhunës dhe gjakderdhjes që ka kapluar Sirinë që nga marsi i vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG