Ndërlidhjet

logo-print

Demarkacioni zgjidh problemet kufitare


Harta e Kosovës

Harta e Kosovës

Pavarësisht arrestimeve të fundit të qytetarëve dhe pjesëtareve të policisë, autoritetet e rendit thonë se nuk mund të flitet për mungesë të sigurisë në zonat përreth vendkalimeve kufitare me Serbinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani deklaroi për Radion Evropa e Lirë se policia, në bashkëpunim me forcat e KFOR-it, janë duke krijuar dhe ofruar siguri për qytetarët.
Vija kufitare që lidh Kosovën më shtetin e Serbisë, është nën mbikëqyrjen dhe nën përgjegjësinë e KFOR-it.
Vija kufitare që lidh Kosovën më shtetin e Serbisë, është nën mbikëqyrjen dhe nën përgjegjësinë e KFOR-it. Dhe në asnjë mënyrë, Policia e Kosovës nuk ndihet e pasigurt, sepse ka kapacitete të plota, kapacitete të mjaftueshme - si të burimeve njerëzore dhe pajisjeve të nevojshme, që të kryejë punën e vet dhe përgjegjësinë e saj në brezin kufitar me Serbinë”, deklaroi Kelani.

Ndryshe, shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, ka deklaruar se prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, siç është shprehur ai “në linjën administrative, paraqet rrezik për sigurinë”.

Për më tepër, ai ka thënë se “vetëm KFOR-i mund të garantojë sigurinë në Kosovë, dhe jo të ashtuquajturat organe të Kosovës”.

Këto deklarata, zyrtarët e Policisë së Kosovës i kanë komentuar shkurt duke i konsideruar si të paqëndrueshme.

Zëdhënësi Kelani tha se Policia e Kosovës në vendkalimet kufitare është e sigurt.

Në asnjë mënyrë, prania e Policisë së Kosovës nuk paraqet pasiguri. Në të kundërtën, ofron siguri të plotë për të gjithë qytetarët apo banorët që jetojnë në brezin kufitar dhe është përgjegjëse për detyrat që ka: përgjegjësitë e saj, që kanë të bëjnë me vijën kufitare si dhe në patrullime të përbashkëta me KFOR-in që është përgjegjësi për vijnë e gjelbër që ndërlidhet me Republikën e Kosovës dhe të Serbisë”, tha Kelani.

Nga ana tjetër, njohësi i rrethanave të sigurisë, Nuredin Ibishi, deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë, si ato të Lubisha Dikoviqit, i sheh si kërcënim dhe element për konflikte të reja.
Mosvendosja e kufijve në funksion të demarkacionit të vijave kufitare është rrezik permanent...
Mosvendosja e kufijve në funksion të demarkacionit të vijave kufitare është rrezik permanent që faktikisht këto konflikte të ekzagjerohen, në kuptim të asaj që këto deklarata, si të Dinkoviqit, por edhe të Daçiqit, janë nxitëse dhe mund të sjellin jo vetëm te konfliktet dhe incidentet lokale në kufij, por edhe të përmasave tjera”, tha Ibishi.

Më 31 mars, afër pikës kufitare në Merdarë, xhandarmeria serbe kishte arrestuar Shukri Binakun dhe Sami Beqirin - dy policë kosovarë, arrestimi i të cilëve, sipas autoriteteve serbe, ishte bërë meqë ata “kanë qenë të armatosur dhe të uniformuar në territorin e Serbisë qendrore”.

Eksperti Ibishi tha se Policia e Kosovës, në vendkalimet kufitare me Serbinë, është e rrezikuar.

Ai vlerësoi se autoritetet e rendit duhet t’i rrisin masat e sigurisë.

Qeveria dhe autoritet e tjera të Kosovës duhet të ngritin zërin përfundimisht, nëse Serbia nuk do arbitraritet ndërkombëtar, të vendosen kufijtë me qëllim që të përcaktohet vija e saktë kufitare. Këto deklarata janë një paralajmërim i mundshëm që mund të rrezikojnë autoritetet e Kosovës, sidomos policinë kufitare, por edhe në vendkalimet tjera ku mundohen të ndërmarrin veprime”, u shpreh Ibishi.

Ndryshe, ekspertët e sigurisë, situatën në vendkalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, si në veri dhe në Merdare i shohin si zona të tensionuara.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG