Ndërlidhjet

Vriten katër fermerë shiitë


Ilustrim me pamje arkivore nga Iraku

Ilustrim me pamje arkivore nga Iraku

Raportet nga Iraku thonë se persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje katër fermerë shiitë në veri të Bagdadit.

Zyrtarët e policisë thonë se sulmuesit kanë hapur zjarr kundër fermerëve, teksa këta të fundit punonin në fshatin sunit, Rashidijah.

Të paktën tre fermerë të tjerë raportohet të jenë plagosur.

Ndonëse intensiteti i sulmeve në Irak ka rënë, ato vazhdojnë në baza ditore. Për shumicën e tyre fajësohen arabët sunitë, të cilët kanë refuzuar të dorëzojnë armët pas tërheqjes së forcave të Shteteve të Bashkuara në dhjetor.
XS
SM
MD
LG