Ndërlidhjet

Aktivistët: Mbi 11,000 të vrarë në Siri


Douma, Damask
Douma, Damask
Grupi i aktivistëve opozitarë të Sirisë ka bërë të ditur të hënën se numri i personave të vrarë gjatë 13 muajve trazira, ka arritur mbi 11,000 - përfshirë edhe 55 personat që kanë humbur jetën që nga vendosja e armëpushimit, të enjten e kaluar.

Organizata siriane për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka thënë se të vrarët përfshijnë 7,972 civilë dhe 3,145 ushtarë dhe persona të armatosur.

Këto të dhëna, megjithatë, nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, pasi gazetarët e huaj e kanë të ndaluar qasjen në shtetin sirian.

Ky i fundit është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar.

Armëpushimi që aktualisht është në fuqi, është pjesë e planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG