Ndërlidhjet

Tridhjetë ditë paraburgim Mark Koshnjetit


Ilustrim

Ilustrim

Me kërkesë të Prokurorisë për krime lufte në Beograd, Mark Koshnjetit, të arrestuar të shtunën nga policia serbe, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, raportojnë mediat serbe.

Autoritetet e Serbisë thonë se Koshnjeti, “si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kryer krime lufte kundër serbëve, në vitet 1990 në Kosovë".

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra në Prizren, i ka hedhur poshtë deklaratat se Koshnjeti ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe u ka bërë thirrje si zyrtarëve vendorë, ashtu edhe atyre ndërkombëtarë, të ushtrojnë ndikimin e tyre për lirimin e tij.

Koshnjeti është arrestuar të shtunën në vendkalimin kufitar Merdare.
XS
SM
MD
LG