Ndërlidhjet

Lansimi i raketës - KS dënon Korenë Veriore


Këshilli i Sigurimit - foto arkiv

Këshilli i Sigurimit - foto arkiv

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka “dënuar ashpër” Korenë Veriore për lansimin, ndonëse të dështuar, të raketës.

Këshilli, përmes deklaratës së miratuar unanimisht, ka kërkuar forcimin e sanksioneve ekzistuese kundër Koresë së Veriut dhe ka paralajmëruar “aksione të reja” nëse Phenjani planifikon teste të reja raketore apo bërthamore.

I njëjti mekanizëm ka thënë se lansimi i së premtes ka qenë shkelje e rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe ka shkaktuar shqetësime serioze të sigurisë në Azi.

Koreja e Veriut ka thënë se lansimi i raketës ka pasur qëllim vendosjen e satelitit në orbitë, por veprimi në fjalë është parë si mbulesë për testimin e raketës me rreze të gjatë veprimi.

Raketa është rrëzuar në det pak minuta pas lansimit.
XS
SM
MD
LG