Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm në Kili


Pamje nga katastrofa e 2010-ës në Kili
Pamje nga katastrofa e 2010-ës në Kili
Dridhje të fuqishme të Tokës kanë tronditur Kilin. Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se tërmeti me magnitudë 6.6 ka ndodhur rreth 120 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Santiago.

Deri më tash nuk ka raporte për dëme apo të plagosur. Banorët kanë thënë se tërmeti është ndjerë për gati një minutë.

Në shkurt të vitit 2010, Kili është goditur nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar cunami. Nga kjo katastrofë kanë humbur jetën më shumë se 500 persona, ndërsa janë shkatërruar disa qytete bregdetare.
XS
SM
MD
LG