Ndërlidhjet

Breivik sërish para gjyqit


Anders Bering Breivik në gjykatën e Oslos,16 prill 2012.

Anders Bering Breivik në gjykatën e Oslos,16 prill 2012.

Anders Bering Breivik, i cili ka pranuar se ka vrarë 77 njerëz në Norvegji, do të dëshmojë sot në gjyqin e tij në Oslo.

Breivik është deklaruar i pafajshëm në ditën e parë të gjykimit të hënën.

Ai ka thënë se vendosja e makinës-bombë, që ka vrarë tetë persona në Oslo, dhe vrasja e 69 të rinjve në një ishull jashtë kryeqytetit, ka qenë për “vetëmbrojtje” dhe jo një akt kriminal.

Breivik ka thënë se po lufton për të shpëtuar Evropën nga Islami dhe multikulturalizmi.

Nëse shpallet fajtor dhe ligjërisht i çmendur, Breivik mund të përballet me 21 vjet heqje lirie.
XS
SM
MD
LG