Ndërlidhjet

logo-print

Ban kërkon liri të lëvizjes për vëzhguesit në Siri


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka thënë se Qeveria siriane do të jetë përgjegjëse për t’iu siguruar vëzhguesve të OKB-së lirinë e lëvizjes, me qëllim monitorimin e armëpushimit.

Ban e ka cilësuar armëpushimin si “shumë të brishtë”, por ka thënë se është e domosdoshme që ai të mbahet, në mënyrë që të mund të vazhdojë një dialog gjithëpërfshirës politik.

Ai po ashtu ka thënë se forcat opozitare duhet të bashkëpunojnë plotësisht.

Raportet thonë se dhuna ka rënë në shkallë të madhe në Siri, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, të enjten e kaluar.

Megjithatë, ka edhe të tilla që flasin për dhunë, sidomos në Homs, ku granatimet e qeverisë kanë ngritur dyshime për angazhimin e presidentit sirian, Bashar al-Asad, rreth planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për krizën, Kofi Anan.

Plani për paqe ka për qëllim t’i japë fund dhunës 13-mujashe ndërmjet forcave qeveritare të Sirisë dhe kryengritësve.
XS
SM
MD
LG