Ndërlidhjet

Irani dhe shtetet arabe diskutojnë kontestin territorial


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit pritet të takohen sot në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të diskutuar kontestin territorial ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Iranit.

Të dyja shtetet pretendojnë sovranitetin territorial mbi tre ishujt në jug të Gjirit.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka zemëruar Emiratet e Bashkuara javën e kaluar, me vizitën e tij në njërin nga ishujt – Abu Musa – ku ka deklaruar se “Gjiri Persian është pers”.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thirrur ambasadorin e Iranit në Abu Dabi, kanë tërhequr ambasadorin e tyre në Teheran dhe kanë paraqitur notë proteste në Kombet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, ka paralajmëruar të hënën shtetet arabe të Gjirit se gjërat “mund të komplikohen shumë” nëse ato “nuk veprojnë me kujdes”.
XS
SM
MD
LG