Ndërlidhjet

logo-print
Udhëheqësi radikal i serbëve, Vojisllav Sheshel, do të paraqitet sot para trupit gjykues të Tribunalit të Hagës, në procedurën e tretë për shpërfillje të gjykatës.

Ai pritet të deklarohet për akuzën e plotësuar. Kjo e fundit është ngritur, pasi i akuzuari ka publikuar në ueb-faqe disa nga librat dhe dokumentet e tij që përmbajnë informacione konfidenciale për mbrojtjen e disa dëshmitarëve.

Gjykata e ka urdhëruar atë t’i heqë ato materiale, gjë që është refuzuar nga Shesheli. Rrjedhimisht, aktakuza është plotësuar në fund të marsit, duke nënvizuar se “i akuzuari me vetëdije dhe qëllimisht ka ndërhyrë në zbatimin e drejtësisë”.

Shesheli gjykohet edhe për krime lufte të kryera në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Vojvodinë, në periudhën 1991-1993.
XS
SM
MD
LG