Ndërlidhjet

Hakani - përgjegjës për sulmet në Afganistan


Pasojat e sulmeve të së dielës në Kabul.
Pasojat e sulmeve të së dielës në Kabul.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, tha se rrjeti terrorist i Pakistanit, Hakani, qëndron pas sulmeve të koordinuara që kanë tronditur Kabulin dhe qytetet e tjera afgane të dielën.

Duke folur para gazetarëve në Pentagon, Paneta tha se NATO-ja dhe forcat afgane janë duke fituar betejën kundër kryengritësve, pavarësisht sulmit “simbolik”.

“Nuk ka pasur fitime taktike këtu. Këto janë sulme të izoluara që janë bërë për qëllime simbolike. Talibanët nuk kanë rifituar ndonjë territor dhe ata nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë një sulm të organizuar që nga viti i kaluar”, u shpreh Paneta.

Duke folur së bashku me Panetën, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsej, tha se informacionet ishin shumë të paqarta për t’u penguar sulmet.

Dempsej tha po ashtu se mbetet e paqartë nëse rrjeti Hakani, i cili ka raportuar për lidhjet e tij me Al Kaidën, ka planifikuar sulmet nga baza e tij në Pakistan.

Luftimet 16-orëshe, që kanë nisur të dielën në Kabul dhe qytete të tjera, kanë përfunduar të hënën, pas sulmeve në pozicionet militante me helikopterë të NATO-s.

Në sulmet – për të cilat përgjegjësinë e kanë marrë vetë talibanët – thuhet të kenë humbur jetën 36 militantë, 8 trupa afgane dhe 3 civilë.
XS
SM
MD
LG