Ndërlidhjet

Beogradi "i gatshëm" të vazhdojë dialogun


Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq.

Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq.

Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë dialogun me palën kosovare.

“Do të jetë e vështirë, por jemi duke punuar në atë drejtim që në dhjetor të marrim datën për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Stefanoviq.

Zyrtari serb ka shtuar se veriut të Kosovës duhet t’i jepet status special.

“Ekzistojnë shembuj për këtë si ai i Tirolit jugor apo i dy Gjermanive”, ka thënë Stefanoviq.

Ai ka fajësuar Prishtinën se “po pengon zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, me anë të veprimeve të njëanshme dhe dhunës ndaj serbëve”.

“Ka përpjekje që serbëve në veri të Kosovës t’iu merren targat dhe letër-njoftimet”, ka thënë Stefanoviq për mediat austriake.

Sipas tij, e vetmja politikë që mund të ketë sukses në Serbi është: “Edhe Kosova, edhe Bashkimi Evropian”.

“Të dyja palët janë pjesë e identitetit tonë dhe ne duhet t’i zgjidhim të dyja problemet. Çdo palë që ndjek vetëm perspektivën evropiane dhe heq dorë nga Kosova, do të humbiste besueshmërinë jo vetëm brenda vendit, por edhe në Bruksel”, ka deklaruar Stefanoviq.

Bisedimet për çështje teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të vazhdojnë pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi.

Raundi i fundit i tyre ka sjellë marrëveshjen për bashkëpunim rajonal ndërmjet palëve.
XS
SM
MD
LG