Ndërlidhjet

Rusia e Kina rrisin shpenzimet ushtarake


Ilustrim

Ilustrim

Rusia dhe Kina kanë qenë në mesin e disa vendeve që kanë rritur shpenzimet ushtarake vitin e kaluar, me gjithë krizën globale financiare. Kështu ka bërë të ditur Instituti Ndërkombëtar për Kërkime i Stokholmit.

Në studimin e tij vjetor thuhet se Rusia ka rritur shpenzimet ushtarake për 8 miliardë dollarë – një rritje prej 9.3% në vitin 2010.

Si rezultat, Rusia ka kërcyer përpara Britanisë dhe Francës, për t’u bërë shpenzuesja e tretë më e madhe në botë për armët.

Në anën tjetër, Kina ka rritur blerjet e armëve për 6.7 për qind. Ajo vazhdon të mbetet pas Shteteve të Bashkuara – deri më tash shpenzueseve më të mëdha ushtarake në botë – 711 miliardë dollarë – pavarësisht shkurtimit prej 1.2 për qind në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG