Ndërlidhjet

SHBA Bjellorusisë: Liro të gjithë të burgosurit politikë


Aktivisti Zmitser Bandarenka - i liruar së fundmi nga burgu.

Aktivisti Zmitser Bandarenka - i liruar së fundmi nga burgu.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka cilësuar si “hap të rëndësishëm” vendimin e Bjellorusisë për të liruar nga burgu ish-kandidatin presidencial dhe menaxherin e tij të fushatës, por po ashtu i ka bërë thirrje Minsikut të lirojë menjëherë të gjithë të burgosurit e mbetur politikë.

Andrei Sanikau dhe Zmitser Bandarenka janë liruar pavarësisht dënimeve me disa vjet burgim, për rolin e tyre në protestat e dhjetorit 2010, që kundërshtonin rizgjedhjen e Aleksander Lukashenkos në postin e presidentit.

“Respekti për demokracinë dhe të drejtat e njeriut mbetet kyç për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bjellorusisë”, thihet në deklaratën e Deparatamentit amerikan të Shtetit.

Në Bjellorusi, sipas aktivistëve, vazhdojnë të mbesin edhe dhjetë të burgosur politikë, përfshirë ish-kandidatin presidencial, Mikola Statkeviç.
XS
SM
MD
LG