Ndërlidhjet

Asanzh interviston liderin e Hezbollahut


Edicioni i 17 prillit
Edicioni i 17 prillit
Themeluesi i Wikileaks-it, Xhulian Asanzh, e ka nisur emisionin e tij në televizionin rus të kontrolluar nga Kremlini, Russia Today (RT), duke intervistuar për 45 minuta, liderin suprem të lëvizjes radikale islamike Hezbollah, Said Hasan Nasrallah.

Emisioni i Asanzh mban emrin “The World Tomorrow”, (Bota Nesër). Ai gjendet në arrest shtëpiak në Angli, duke luftuar ligjërisht ekstradimin e tij në Suedi për dyshimet mbi keqtrajtim seksual.

Gjatë intervistës së 17 prillit, Asanzh dhe Nasrallah, kanë diskutuar për teologjinë, Izraelin, Libanin e Sirinë dhe në këtë kuadër, lideri i Hezbollahut ka pranuar se mbështet presidentin sirian, Bashar Al-Asad.

Ai madje tha se gjatë përleshjeve në Siri, “shumë pak civilë janë vrarë”.

Nasrallah njihet si terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu njihet për mosparaqitje publike nëpër media; intervista e fundit që ka dhënë ka qenë në vitin 2006.

Përfaqësues të televizionit rus, RT, kanë thënë se nuk do të zbulojnë listën me emrat e personave që do të intervistohen, duke paralajmëruar madje se disa prej tyre mund të jenë kontraverz.

Asanzh emisionet po i realizon nga Anglia, përmes lidhjes satelitore dhe emisioni do të jetë një seri prej 12 episodesh.

Në sytë e kritikëve, Russia Today shihet si media e kontrolluar nga Kremlini.

Emisioni i ri transmetohet në mënyrë simultane nga Moska e Uashingtoni, në gjuhën angleze, arabike dhe spanjolle. (a.v.)


XS
SM
MD
LG