Ndërlidhjet

Egjipt: 75 vetë në gjykatë për trazirat futbollistike


Pamje nga përleshjet e policisë me demonstruesit gjatë trazirave futbollistike në Kajro
Pamje nga përleshjet e policisë me demonstruesit gjatë trazirave futbollistike në Kajro
Procesi gjyqësor kundër 75 vetëve të ndërlidhur me trazirat vdekjeprurëse futbollistike në qytetin-port të Egjiptit, Port Said, ka filluar sot.

Trazirat e muajit shkurt të këtij viti, nga të cilat më se 70 vetë mbetën të vrarë, ndodhën pasi simpatizuesit e ekipit vendës të futbollit dhe ekipit mysafir nga Kajroja, depërtuan në fushë duke gjuajtur gurë, shishe dhe fishekzjarre.

Ky zhvillim i dhunshëm ka provokuar trazira në kryeqytetin Kajro, nga të cilat janë vrarë edhe 16 persona të tjerë.

Në mesin e të akuzuarve në gjykatë gjenden edhe nëntë policë.

Procesi po zhvillohet nën masa të ashpra të sigurisë.

Vlerësohet se trazirat në Port Said ishin incidentet më vdekjeprurëse në historinë e futbollit.
XS
SM
MD
LG