Ndërlidhjet

Izrael: Të burgosurit palestinezë bëjnë grevë urie


Të burgosur palestinezë të liruar nga burgjet izraelite në tetor të vitit 2011

Shërbimi i burgjeve në Izrael ka njoftuar se qindra palestinezë sot e kanë filluar një grevë urie, për ta shënuar Ditën e të Burgosurve, në shenjë të solidaritetit me të burgosurit palestinezë.

Palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës e shënojnë këtë ditë duke u solidarizuar me afro 4700 palestinezët, që mbahen në burgjet e Izraelit.

Zëdhënësja e Shërëbimit izraelit të burgjeve, Sivan Veizman, tha se afro 2300 të burgosur po refuzojnë të marrin ushqim, ndërsa afro 1200 kanë thënë se e kanë filluar grevën e urisë pa kufizim.

Palestinezët shpeshherë bëjnë grevë urie për të protestuar kundër asaj që ata vlerësojnë se janë kushte jokorrekte në burgosjes.
XS
SM
MD
LG