Ndërlidhjet

Jahjaga – Zanierit: Jo zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë


Takimi Jahjaga - Zanier në Prishtinë
Takimi Jahjaga - Zanier në Prishtinë
Gjatë takimit të sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zainer, është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e ndihmës që OSBE-ja e jep në fushën e demokratizimit dhe të sigurisë, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Zoti Zanier, që në Kosovë ka shërbyer si përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ka shfaqur interesimin e tij për mundësinë e votimit të shtetasve të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.

Në njoftim, mëtutje, thuhet se presidentja Jahjaga, në takimin me Zanierin, ka thënë se zgjedhjet lokale të Serbisë nuk mund dhe nuk do të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës sepse cenojnë integritetin territorial të Kosovës.

Ajo mëtutje ka theksuar se institucionet e Kosovës e njohin standardin ndërkombëtar me të cilin shtetasit me shtetësi të dyfishtë e gëzojnë të drejtën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme, dhe për këtë do të respektohen konventat ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG