Ndërlidhjet

Angjelina Xholi – e dërguar speciale e OKB-së për refugjatë


Aktorja e njohur e Hollivudit Angjelina Xholi
Aktorja e njohur e Hollivudit Angjelina Xholi
Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara, i njohur me shkrutesën UNHCR, ka njoftuar se aktorja e Hollivudit, Angjelina Xholi, është emëruar e dërguar speciale e shefit të UNHCR-së, Antonio Guterres.

Ky emërim, i shpallur sot në Gjenevë, e avancon aktoren Xholi, nga statusi aktual i saj si ambasadore e vullnetit të mirë.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Eduards, tha se aktorja 36 vjeçare do ta përfaqësoj zotin Guterres në nivel diplomatik për çështjet globale të refugjatëve.
XS
SM
MD
LG