Ndërlidhjet

logo-print

FMN: Rritja ekonomike globale këtë vit 3.5%


Shefja e FMN-së Kristine Legarde

Shefja e FMN-së Kristine Legarde

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka shtuar parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale në vitin 2012, në 3.5%.

Kjo rritje është për 0.2% më e madhe se parashikimi që FMN-ja e kishte bërë në muajin janar të këtij viti.

Në parashikimin e FMN-së, që është publikuar sot, parashihet se rritja ekonomike globale në vitin 2013 do të jetë 4.1%.

FMN-ja thotë se ekonomia e Shteteve të Bashkuara, këtë vit, do të shënoj rritje prej 2.1%, ndërsa, me gjasë, Evropa do të shënoj tkurrje 0.3%.

FMN-ja i ka lavdëruar liderët evropianë për hapat në shqyrtimin e krizës ekonomike dhe financiare.

Ky fond global i kreditimit thekson se kriza vazhdon dhe ky është kërcënimi më i madh për ekonominë globale.

Ky raport u publikua në kohën kur më vonë këtë javë, FMN-ja me 187 anëtarë dhe institucioni tjetër kreditor, Banka Botërore, po përgatiten për mbajtjen e takimeve pranverore në Uashington.
XS
SM
MD
LG