Ndërlidhjet

Disvocery në fluturim lamtumirës rreth Uashingtonit


Discovery i ngarkuar mbi aeroplanin Boeing 747 fluturon afër Monumentit Uashington
Discovery i ngarkuar mbi aeroplanin Boeing 747 fluturon afër Monumentit Uashington
Anija kozmike “në pension” Discovery, ka fluturuar rreth kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara, Uashington, në rrugën e saj finale për në muze.

Anija e gjithësisë me numrin më të madh të fluturimeve në botë, është bartur e vendosur mbi aeroplanin e modifikuar Boeing 747 Jumbo Jet, gjatë fluturimit, prej bazës në Kejp Kanaveral në Floridë, është sjellur rreth Monumentit Uashington, Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitollit.

Pastaj, aeroplani ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles, afër Uashingtonit.

Anija Discovery do të vendoset në Muzeun Ajror dhe të Gjithësisë afër këtij aeroporti.

Kjo anije ka fluturuar në 39 misione.
XS
SM
MD
LG