Ndërlidhjet

Boks: Nejtën Klevërly tërhiqet nga takimi me Robin Krasniqin


Ilustrim
Ilustrim

Boksieri britanik, Nejtën Klevërly, është tërhequr nga mbrojtja e planifikuar e titullit të kampionit në kategorinë gjysmë të rëndë në verzionin WBO (World Boxing Organisation), javën e ardhshme në Londër, për shkak të një infekcioni viral, kundër boksierit Robin Krasniqi, me origjinë nga Kosova.

Takimi Klevërly – Krasniqi është dashur të zhvillohet në Rojal Albert Holl, të shtunën, më 28 të këtij muaji.

Klevërly tha sot se nuk ishte në gjendje që të stërvisë për takimin me Robin Krasniqin, që parashihej të ishte meçi i katërt për mbrojtjen e titullit për këtë boksier britanik.

Boksieri Robin Krasniqi, i njohur edhe si Haxhi Krasniqi, është 25 vjeçar dhe bokson profesionalisht në Munih të Gjermanisë.

Ai është i lindur në Junik të Kosovës dhe është kushëri i largët i boksierit të njohur Luan Krasniqi.
XS
SM
MD
LG