Ndërlidhjet

EULEX, PK: Operacion kundër krimit të organizuar


Policia e misionit EULEX në Kosovë
Policia e misionit EULEX në Kosovë
Sot, një ekip i përbashkët hetuesish të Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së EULEX-it dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës, e ka realizuar me sukses një operacion bastisjeje në dy lokacione në rajonin e Prizrenit.

Dy të dyshuar u arrestuan në Ferizaj dhe Gllogoc lidhur me akuzat për krim të organizuar dhe kontrabandim të emigrantëve. Bastisjet dhe arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren, njofton misioni EULEX.

Këtë operacion që është pjesë e një operacioni policor të përbashkët kundër një grupi transnacional të krimit të organizuar e ka mbikëqyrur një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale.

Janë bërë edhe gjashtëmbëdhjetë bastisje të tjera nga policia në Kroaci dhe Slloveni, të cilat, po ashtu, kanë rezultuar me disa arrestime.
XS
SM
MD
LG