Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Netanjahu e mori letrën nga lideri palestinez


Lideri palestinez Mahmud Abas

Lideri palestinez Mahmud Abas

Një letër me kërkesat e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, për rifillimin e bisedimeve paqësore, i është dorëzuar sot qeverisë së Izraelit.

Zyrtarët palestinezë këtë dokument ia kanë dorëzuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, në takimin në Jerusalem.

Në kumtesën e publikuar pas takimit, të dy palët thanë se ishin të “përkushtuara për arritjen e paqes” dhe se Izraeli do të përgjigjet ndaj kësaj letreje brenda dy javësh.

Kryeministri palestinez, Salam Fajad, më herët ishte tërhequr nga takimi.

Bisedimet për zgjidhjen me dy shtete, janë shkatërruar në fund të vitit 2010, pasi Izraeli e pat refuzuar kërkesën e palestinezëve për zgjerimin e bllokadës së pjesërishme të ndërtimit të vendbanimeve në territorin e okupuar palestinez.
XS
SM
MD
LG