Ndërlidhjet

NATO: Diskutohet strategjia për tërheqje nga Afganistani


Logo e samitit të NATO-s në Çikago
Logo e samitit të NATO-s në Çikago
Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, pritet që në takimin dyditësh, që fillon sot në Bruksel, do të diskutojnë për strategjinë e tërheqjes ushtarake nga Afganistani.

Ky takim, poashtu, shihet si përgatitje për samitin e NATO-s në Çikago, muajin e ardhshëm.

Ministrat do ta trajtojnë edhe çështjen e financimit të armatës dhe policisë afgane, pas tërheqjes së NATO-s, të planifikuar për vitin 2014.

Ditën e dytë të takimit, të enjten, në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, merr pjesë edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar për sistemin mbrojtës raketor të alencës veri-atlantike në Evropë, që kundërshtohet fuqishëm nga Moska.
XS
SM
MD
LG