Ndërlidhjet

Kinë: 100 mijë njerëz lëvizin për shkak të rrezikut nga penda


Penda Tri Grykat në lumin Jangce në provincën kineze Hubei
Penda Tri Grykat në lumin Jangce në provincën kineze Hubei
Më se 100 mijë njerëz të tjerë, ndoshta duhet të lëvizin nga penda e Tri Grykave për shkak të kërcënimit nga shembja e dheut dhe shkatërrimet e tjera natyrore.

Një zyrtar në ministrinë e burimeve tokësore i ka thënë Radios kombëtare kineze se mundësia për katastrofa të këtilla është rritur për 70%, prej se niveli i ujit në pendë është rritur në maksimum, në vitin 2010.

Tashmë janë zhvendosur afro 1.3 milionë njerëz për shkak të një projekti grandioz në lumin Jangce.
XS
SM
MD
LG