Ndërlidhjet

Meksikë: Janë gjetur 14 trupa të pajetë


Një pjesëtare e policisë speciale në Meksikë

Një pjesëtare e policisë speciale në Meksikë

Policia në Meksikë thotë se i ka gjetur 14 trupa të pajetë në një qytet afër kufirit me Shtetet e Bashkuara.

Policia tha se kufomat ishin gjetur në thasë të plastikës në vendin Nuevo Laredo.

Trupat ishin të gjymtuar.

Policia tha se, së bashku me trupa, e ka gjetur edhe një mesazh të nënshkruar nga një grup kriminal.

Raportohet se Nuevo Laredo është bazë e karteleve të drogës Zetas dhe Gjiri.
XS
SM
MD
LG