Ndërlidhjet

Oslo: Filloi dita e tretë e procesit kundër Breivikut


Gjykata në Oslo ku po mbahet procesi kundër Breivikut
Gjykata në Oslo ku po mbahet procesi kundër Breivikut
Norvegjezi Anders Behring Breivik, që ka pranuar se i ka vrarë 77 vetë, në korrikn të vitit të kaluar, ka filluar të dëshmoj në ditën e tretë të procesit gjyqësor kundër tij në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Dëshmia e tij nuk po transmetohet në televizion për shkak të shqetësimeve se ai do ta shfrytëzoj procesin për propagandimin e pikëpamjeve të tij ekstremiste.

Gjatë dëshmisë së tij të djeshme ai tha se sulmi ishte “mbrojtje legjitime” kundër multikulturalizmit, duke vlerësuar si ishte “mizor, por i domosdoshëm”.

Gjykata ka paraparë që dëshmia e Breivikut të zgjasë pesë ditë e gjysmë.

Nëse shpallet fjator dhe i shëndoshë ai mund të dënohet me 21 vjet burgim, me mundësinë e zjgatjes së dënimit.

Nëse shpallet i çmendur, ai do të dërgohet në spital psikiatrik për trajtim të pakufizuar.
XS
SM
MD
LG