Ndërlidhjet

Shkup: Situata e sigurisë e qetë por e tensionuar


Policia speciale e Maqedonisë e arreston një të ri pas përleshjes me policinë gjatë një proteste ditën e hënë në Shkup

Policia speciale e Maqedonisë e arreston një të ri pas përleshjes me policinë gjatë një proteste ditën e hënë në Shkup

Në Shkup situata sot është e qetë, ndërsa nuk raportohet për incidente gjatë natës së kaluar.

Nëpër rrugët e kryeqytetit edhe sot vërehet prani shtuar e forcave policore, kryesishtë në pikat më të ndieshme ku më parë janë regjistruar incidentet ndëretnike.

“Gjendja e sigurisë në teren është stabile, por e tensionuar", thonë në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë, duke njoftuar se hetimet për vrasjen e pesëfishtë po vazhdojnë në shtabin e posaçëm, ku vazhdon grumbulllimi i të dhënave mbi makinën e zbuluar që besohet të jetë dëshmia kryesore për autorët e aktit kriminal.

Drejtuesit e institucioneve ndërkohë vazhdojnë thirrjet për përmbajtje, duke shpreshur besimin se vendi ka kapacitet, që në mënyrë të pavarur ta ndriçoj rastin.

Për dallim nga incidentet e mëparshme, kësaj rradhe edhe mediat janë treguar të përmbajtura gjatë informimit të tyre. Në mediat maqedonase, të mërkurën janë përcjellur edhe mesazhet e komisionerit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, i cili kërkoi hetimin e plotë të rastit dhe ruajtjen e bashkëjetesës ndëretnike.

Gjithashtu mediat transmetojnë edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili përveç thirrjeve për qetësi dhe ruajtje të bashkëjetesës, kërkoi që rasti të mos lihet në duar të njerëzve, të cilët, rasteve të tilla, u japin konotacione politike e ndëretnike.
XS
SM
MD
LG