Ndërlidhjet

logo-print

Aung San Su Kji: Pas 23 vitesh udhëton jashtë shtetit


Lderja pro-demokraci Aung San Su Kji

Lderja pro-demokraci Aung San Su Kji

Zyrtarët e Norvegjisë thonë se liderja për demokraci në Mijanmar, Augn San Su Kji, do ta vizitoj Oslon në muajin qershor.

Kjo do të jetë vizita e parë e lideres opozitare Su Kji jashtë vendit, pas 23 vitesh.

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe shumë vite i ka kaluar në arrest shtëpiak, derisa Mijanmari udhëhiqej nga junta ushtarake.

Por, pas zgjedhjeve në vitin 2010, qeveria e re civile e mbështetur nga ushtria, e ka përqafuar procesin e reformës.

Aung San Su Kji është zgjedhur në parlament, në votimet e mes-mandatit, që u mbajtën në fillim të muajit prill, me ç’rast partia e saj fitoi 43 prej 45 vendeve, për të cilat u mbajtën zgjedhjet.

Më herët ajo kishte refuzuar të largohej nga Mijanmari për shkak të frikës se nuk do të lejohej të kthehen në vend.
XS
SM
MD
LG