Ndërlidhjet

Mbreti spanjoll i kërkon falje popullit


Mbreti spanjoll, Huan Karlos
Mbreti spanjoll, Huan Karlos
Mbreti spanjoll Huan Karlos ka kërkuar falje për udhëtimin e tij të gjuajtjes së elefantëve derisa ishte në Afrikë, në kohën kur vendi i tij po përballet me krizë të egër ekonomike.

Mbreti tha se “i vjen shumë keq” duke shtuar se ai ka gabuar dhe këtë “nuk do ta përsërisë.”

Ai bëri komentet, derisa largohej nga një spital i Madridit, ku ishte hospitalizuar për shkak të lëndimit të këllkut gjatë ekspeditës së gjuajtjes në Botsvana.

Huan Karlos është kritikuar mbi udhëtimin, i cili doli në dritë, pas hosptializimit të mbretit.
XS
SM
MD
LG