Ndërlidhjet

Damasku refuzon shtimin e monitoruesve


Pjesëtarë të ekipit monitorues të OKB-së në Siri

Pjesëtarë të ekipit monitorues të OKB-së në Siri

Ministri i jashtëm sirian Ualid Muallem tha se numri prej 250 vëzhguesish të OKB-së që do të mbikëqyrin armëpushimin është i “arsyeshëm dhe logjik”.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun tha se misioni vëzhgues mbase duhet të zgjerohet dhe të forcohet me një aeroplan.

Muallem, që po zhvillon bisedeme në Pekin, tha se OKB mund të përdorë aeroplanët sirianë nëse i duhen për të kryer misionin.

Ai tha se Siria do të “respektojë dhe zbatojë” planin gjashtëpikësh të Kofi Ananit, dhe do të bashkëpunojë me të dërguarin ndërkombëtar.

Në Moskë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov kritikoi disa grupe opozitare, përfshirë Këshillin Kombëtar të Sirisë, se kanë dështuar të zbatojnë planin e Ananit.
XS
SM
MD
LG