Ndërlidhjet

Breivik kërkon lirim ose dënim me vdekje


Anders Behring Breivik, 18 prill 2012

Anders Behring Breivik, 18 prill 2012

Norvegjezi Anders Behring Breivik, që ka pranuar se i ka vrarë 77 vetë, në korrikun të vitit të kaluar, ka thënë sot se dëshiron që gjykata ose ta shpallë të pafajshëm, ose ta dënojë me vdekje.

Norvegjia nuk aplikon dënimin me vdekje dhe Breiviku tha se dënimi maksimal prej 21 vjetësh është “patetik”.

Breivik ka dëshmuar në ditën e tretë të procesit gjyqësor kundër tij në Osllo.

Prokurorët e kanë pyetur atë për kontaktet me militantët nacionalistë jashtë vendit dhe për “Rendin Kalorësian”, lëvizje, të cilës ai ka deklaruar se i përket.

Ai ka refuzuar të japë detaje dhe ka akuzuar prokurorët se po “përpiqen të fusin farën e dyshimit” në lidhje me rrjetin dhe duke e “tallur” atë.

Ai po ashtu i tërhoqi vërejtjen Norvegjisë se mund të sulmohet nga dy “celula” tjera militante nacionaliste.
XS
SM
MD
LG